Vetëm disa ditë më parë Jona nga Tirana u lidh përmes emisionit ?Aldo Morning Show? me Adin.
Por, sot Jona ka rrëfyer përmes telefonit se si vijoi historia dhe çfarë zbuloi prej saj. Ajo tha se pasi shkëmbyen numrat e telefonit i kishte kërkuar Adit të shkëmbenin fotografi përmes ?Viber? ose ?Whatsapp? dhe ai i ishte përgjigjur se kishte vetëm ?Facebook?. Jona tregon se kur pa foton kuptoi se ai ishte komshiu i gjyshit të saj dhe jetonte në fshatrat e Kurbinit dhe jo në Tiranë dhe se kishte gënjyer se kishte kryer studimet në Itali. Sipas saj ai ishte i martuar dhe kishte një djalë.