¡Sorpréndeme!

Ora News – Fotoja e dhunuesit të biznesmenit libanez

2018-03-07 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pak ditë pas largimit të biznesmenit libanez dhe deklarimit të largimit përfundimtar të kompanisë reagon sërish kompania OMNIX. Nëpërmjet një fotoje të publikuar fillimisht prej kompanisë, kërkohet nga policia arrestimi i autorit. Në foton që po shihni në këto momente duket qartë një person për të cilin biznesmeni por edhe kompania pretendon se është pikërisht njeriu që rrahu barbarisht biznesmenin Fadi Mitrin. Në foton që i dëmtuari thotë se e disponon edhe policia shqiptare duket qartë se agresori ka zbritur nga automjeti pasi ka kryer aksidentin që po ashtu e ka kryer qëllimisht. Ora News mëson se familja e të dhunuarit disponon edhe videon e momentit të ushtrimit të dhunës dhe se I dhunuari e ka identifikuar atë me emër dhe mbiemër para policisë së shtetit duke dkelaruar madje se është kërcënuar edhe herë tjetër nga po i njëjti person.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fotoja-e-dhunuesit-te-biznesmenit-libanez/