¡Sorpréndeme!

Ora News – Viti i ri shkollor, Veliaj porosit drejtorët: Mos regjistroni mbi kapacitetet

2017-10-24 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kur ndajnë vetëm pak ditë nga nisja e vitit të ri shkollor Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me drejtorët e shkollave për të prezantuar planin e masave. Veliaj i porosit drejtuesit e institucioneve të arsimit të mos kryejnë asnjë regjistrim më shumë se kapacitetet që kanë klasat për të mos sjell mbingarkesë të tyre.
Në prag të vitit të ri shkollor, në institucionet e arsimit që janë edhe më të njohur në Tiranë shënohet fluks regjistrimesh dhe kërkesat çdo vit janë edhe më të larta.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës në një takim me drejtuesit e shkollave, u kërkoi atyre të mos bëjnë regjistrime mbi kapacitetet që kanë këto instucione duke krijuar mbipopullime të klasave.
Nga ana e saj Bashkia e Tiranës thotë se janë marrë të gjitha masat për krijimin e kushteve infrastrukturore të përshtatshme për shkollat në të cilat është investuar. Gjithashtu në muajin shtator hapen 3 shkolla të reja, ndërsa gjatë katër viteve Veliaj ka ambicien për ndërtimin e 20 shkollave të reja.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/viti-i-ri-shkollor-veliaj-porosit-drejtoret-mos-regjistroni-mbi-kapacitetet/