Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për zëdhënësen e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, kritikuesit e zotit Basha duhet të përballeshin me të në garë për kreun e PD-së dhe jo jashtë saj.
E ftuar në Ora News, ajo tha se vetëm duke u bërë pjesë e procesit mund edhe të fitosh garën por jo duke e parë nga televizori.
Zhupa: Nëse ka njeri që nuk beson se anëtarët më të thjeshtë mund të jenë ata përbashkuesit, ata që e dinë mirë ku u pikon çatia, atëherë nuk mendojnë për bashkim. Bashkimin e përjashtojnë vetë apriori dhe pa parë kushtet. Nëse do të mendonin që njëri nga kandidatët, qoftë këta që janë qoftë dikush tjetër do të kishte një platformë më të mirë se Basha apo Selami, zgjedhja e duhur do të ishte brenda garës. Vetëm brenda garës mund të fitohet gara. Duke e parë garën nga televizori me siguri nuk do ta fitosh garën dhe me siguri do të mbetesh gjithmonë duke e parë garën nga televizori. Gjithësecili që ka një platformë, që ka një ide duhet të ishte bërë pjesë e garës. Por asnjëherë nuk është vonë. Edhe tani kanë mundësi të thonë fjalën e tyre, të lobojnë tek anëtarësia dhe njerëzit e PD që pjesë e ideve të gjithësecilit të bëhen platformat qoftë të Selamit apo Bashës që janë duke zgjeruar ditë për ditë aktivitetin e tyre si kandidatë të PD.
Astrit Patozi u vëtëpërjashtua nga zgjedhjet, thotë Zhupa, duke shtuar se Kryesia nuk kishte arsye pse ta skualifikonte.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zhupa-kritikeve-te-bashes-nuk-fitohet-gara-duke-e-pare-nga-televizori/