Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pavarësisht se procesi i numërimit të fletëve të votimit si rrallë ndonjëherë në Shqipëri po ecën me shpejtësi dhe pa bllokime, për PDIU nuk janë përmbushur standardet.
Madje Mesila Doda për mikrofonin e Ora News thekson se marrëveshje Basha-Rama cenoi partitë e vogla, pasi sipas saj me numrin e votave që ka marrë PDIU duhet të kishte më shumë deputetë.
Doda: Menduam se do të kishte një proces me standarde më të rritura zgjedhore, ndërkohë që kushtet janë skllavëruese, mënyra e numërimit është shumë lart asaj që ishte menduar se mund të rriste standarde. Është një proces që u stis nxitimthi dhe u krijua për inat të dikujt apo dikujt tjetër. Në qoftë se do të kishim pasur koalicione, PDIU do të kishte pasur 10-12 mandateve për deputetë dhe kjo ishte një shkelje e hapur e Kodit Zgjedhor.
Por për deputeten e re të PS-së Ogerta Manastirlliu, rezultati do të thotë më shumë përgjegjësi për mazhorancën.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/doda-nuk-u-permbushen-standardet-ne-koalicion-do-kishim-12-mandate/