http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Socialdemokrate ka mbyllur fushatën elektorale në funksion të zgjedhjeve të 25 Qershorit. Kryetari Skënder Gjinushi deklaroi se në legjislaturën e ardhshme PSD do të jetë krah socialistëve për të ndërmarrë reforma të rëndësishme.Kryetari republikan Fatmir Mediu, vijoi fushatën zgjedhore në takimin me banorë të Kamzës. Ai theksoi se programin ekomomik i të djathtës së bashkuar garanton rimëkëmbjen e ekonomisë së familjeve shqiptare, përmes uljes së taksave.Kryetari i LIBRA Ben Blushi ka premtuar se një ndër çështjet e para me të cilat do të merret në legjislaturën e ardhshme, do të jetë zgjedhja e problemeve të pronës. Ai tha se do kërkoje abrogimin e ligjit 7501.Anëtarët e partisë Sfida për Shqipërinë kanë mbështetur punën e mjekëve shqiptarë. Gjatë deklaratës për mediat, Gjergj Bojaxhi, tha se mjekët, kanë bërë gjithçka kanë mundur dhe se problemet e saj vijnë nga politika.Bojaxhi tha se shëndetësia shqiptare, përfshi mjekët dhe qytetarët, të cilët kanë nevojë për shërbimet mjekësore, varen nga vlerat që do të këtë politika.