http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa nga zgjedhjet e 11 qershorit asnjë forcë nuk siguroi votat e nevojshme për të qeverisur e vetme dhe është e paqartë se kush do ta drejtojë vendin, presidenti Hashim Thaci po pret certifikimin e rezultatit për t?i dhënë mandatin partisë së parë. Zyrtarë të presidencës sqaruan për mediat në Kosovë se kreu i shtetit do të veprojë në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore sapo të publikohen rezultatet përfundimtare nga KQZ. Ata nuk kanë dhënë më shumë detaje nëse ai do të mandatojë partinë e dytë në renditje nëse koalicioni i luftës që rezultoi i pari nuk do të sigurojë numrin e nevojshëm. Nga dy koalicionet dhe ?Lëvizja Vetëvendosje? ende nuk është e qartë se si do të zhvillohen negociatat për qeverinë, për të marrë një vendim për bashkëpunimin. Një ditë më parë kandidati për kryeministër të Kosovës nga ?Vetëvendosje?, Albin Kurti u takua me kreun e ?Nismës?, Fatmir Limaj, ku besohet se në fokus ka qenë ky bashkëpunim. Pas zgjedhjeve, Kurti ftoi LDK-në dhe të pakënaqurit e koalicionit PDK-AAK-Nisma të bashkohen me të për qeverinë. Nga ana tjetër, Limaj u shpreh se ai dhe partia e tij do të mbështesin kandidatin e koalicionit PDK-AAK-Nisma për kryeministër, Ramush Haradinaj, për aq kohë sa do të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re.