¡Sorpréndeme!

Ora News – Mandija i kërkon informacion Haki Çakos për kallëzimin ndaj Elez Gjozës

2017-07-10 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zv/kryeministrja Ledina Mandija ka reaguar në lidhje me çështjen e administratorit të LSI në njësinë 2 Elez Gjoza. Në një njoftim për mediat, Mandija sqaron se i ka kërkuar informacion Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako në lidhje me kallëzimin ndaj Gjozës.
Në njoftim gjithashtu sqarohet se Mandija i ka kërkuar menjëherë që kjo çështje të futet për diskutimin në rendin e ditës në mbledhjen e ardhshme të Task ?Forcës.
Njoftimi i zv.kryeministres Mandija
Nisur nga shqetësimet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim në adresë të zëvendëskryeministres Ledina Mandija, në cilësinë e drejtueses së Task-Forcës ?Për monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017? të krijuar me VKM nr. 473, datë 01.06.2017, se kallëzimi i bërë në organin e prokurorisë nga Policia e Shtetit në ngarkim të z. Elez Gjoza është bërë pa kryer një vlerësim të thelluar të rrethanave të faktit, për cënimin e figurës të z. Gjoza dhe me qëllim pengimin e fushatës zgjedhore të LSI, zv.Kryeministrja Ledina Mandija ka kërkuar menjëherë që kjo çështje të futet për diskutimin në rendin e ditës në mbledhjen e ardhshme të Task ?Forcës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mandija-kerkon-te-futet-ne-rend-dite-te-task-forces-ceshtja-e-elez-gjozes/