Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Dita e liqenit të Shkodres? , festa tradicionale që shënon hapjen e sezonit turistik në Shirokë, pak metra larg qytetit të Shkodrës, ka sjellë një atmosferë të ngrohtë, që nisi me grupet artistike dhe më pas edhe me garat e nxënësve të shkollave në sportet ujore.
Bashkia e Shkodrës dhe universiteti ?Luigj Gurakuqi? organizuan aktivitetet në not, vaterpolo, kanotazh, gara me kanoe etj.
Kryebashkiakja Voltana Ademi u ndal tek dy investime të rëndësishme që do të realizohen me mbështetjen e bashkimit europian, ajo e rivitalizimit të bregut të liqenit dhe rruga panoramike në Malin e Taraboshit.
Ademi: Bashkia Shkodër me shumë përpjekje është përfshirë në projektin që BE do të financojë për rikualifikimin dhe mbështetjen ndaj turizmit në veriun e Shqipërisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/dita-e-liqenit-te-shkodres-festa-tradicionale-per-sezonin-e-ri-turistik/