¡Sorpréndeme!

BOOM denoncon:10 vjet e sëmurë por spitali shteteror s'i gjen dot diagnozën(I plotë, 2 qershor 2017)

2017-07-09 10 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni BOOM ka sjellë rastin e një vajze të re 32 vjeçe, e cila prej 10 vitesh vuan nga një sëmundje e rrallë, Fibromialgjia.
Denada Xhafa trokiti në redaksionë e emisionit BOOM për të denoncuar rastin e saj. Asaj i është dashur shumë kohë për të diagnostikuar këtë sëmundje dhe prej 6 vite ajo mjekohet për këtë sëmundje.
Për BOOM 32-vjeçarja thotë se sëmundjen e saj e ka diagnostikuar në spitalet private, pasi në shtet është e pamundur zbulimi i kësaj diagnoze.
Mjekët thotë se Fibromialgjia është një sëmundje e cila shkakton dhimbje dhe lodhje të muskujve.Ata thonë së kjo sëmundje prek 2 % të popullsisë dhe kryesisht femrat, por me simptomat që ka është shumë e vështirë për tu diagnostikuar.
Njerëzit me fibromialgji kanë ?pika të ndjeshme? në organizëm. Pikat e ndjeshme janë vende specifike në qafë, kraharor, shpinë, vithe, krahë ose këmbë. Këto pika shkaktojnë dhimbje kur në to bëhet presion

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/boom-denoncon-32-vjecarja-prej-10-vitesh-vuan-nga-nje-semundje-e-rralle/