¡Sorpréndeme!

Report TV - LSI-PDIU: Dakord për shtyrjen e zgjedhjeve në datë 16 Korrik

2017-07-06 0 Dailymotion

Kryetari i LSI, Petrit Vasili pas përfundimit të takimit ka deklaruar se paketa 'McAllister' i jep garanci opozitës, ndërsa është dakord për shtyrjen e zgjedhjeve në datë 16 Korrik.

"Ishte një nismë e dobishme, pasi u njohëm me produktin e negociatave mes PS dhe PD, sipas negociatave të amerikanit Yee dhe me paketën 'McAllister', kjo ka qenë baza e diskutimit.

LSI e bindur në atë që paketa 'McAllister' duhet të zbatohet pikë për pikë, duhej pranuar që kur u bë publike, megjithatë nuk është kurrë vonë, i jep përgjigje krizës, i jep besim për zgjedhje të lira dhe është një paketë komprmosi për të gjithë e pranueshme.

Problemi kryesor vlerësimi i momentit dhe kohës, pasi cdo minutë kohë e humbur është në dëm të vendit, në dëm të stabilitetit dhe jo vetëm paketa 'McAllister', por gjithcka duhet parë në këtë dritë.