Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtuesin e Hipotekës së qytetit, Neritan Kalamishi, një ish-jurist në këtë institucion, Marvin Ramovi, të akuzuar për ?Shpërdorim detyre? në bashkëpunim, si edhe shtetasin Vate Lari, i akuzuar për ?Fallsifikim të dokumentave? pronësorë dhe ?Pastrim të produkteve të veprës penale?.
Në bazë të hetimit të Prokurorisë së Shkodrës, rezulton se ish-kryeregjistruesi Kalamishi dhe juristi Ramovi kanë regjistruar në mënyrë të kundërligjshme pronën me sipërfaqe 23 mijë metra katrorë në Velipojë, e cila ishte përfituar në bazë të dokumentave të fallsifikuar nga ana e shtetasit Vate Lari.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/regjitruan-token-jashte-ligjit-ne-gjyq-ish-drejtori-i-hipotekes-dhe-ish-juristi/