Deputetet e PD, Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu pavarësisht kritikave ndaj Lulzim Bashës sot i janë bashkuar protestës së organizuar nga opozita.
Bregu dhe Topalli janë shfaqur në krah të simpatizantëve të PD në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'.
Jozefina Topalli në një intervistë për Report Tv u shpreh se kam diferenca me Bashën në mënyrën e të bërit opozitë, ndërsa shtoi se parlamenti është vendi ku thuhet dhe bëhet beteja e vërtetë.
Dy deputetet kanë qenë zëra shumë kritikë ndaj kreut të PD për mënyrën e drejtimit të partisë dhe bojkotit të parlamentit dhe zgjedhjeve.
Intervista e plotë e Jozefina Topallit
Në shpirt jam njeriu i protestës dhe këtë protestë dhe atë të 18 shkurtit do të kisha dashur që t'i shikoja 4 vite resht. Sot jam në krah të këtyre burrave dhe grave, që kërkojnë që fëmijët e tyre të kenë të ardhme.