Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një foshnje 15 muajshe, e cila ishte vizituar tre ditë më parë në Pediatrinë e Durrësit, ka gjetur vdekjen për arsye ende të paqarta mëngjesin e sotëm në shtëpinë e saj.
Sipas policisë, ?foshnja e seksit femër me iniciale N.A e shoqëruar nga prindërit ka mbërritur pa shenja jetë në urgjencën e spitalit rajonal në Durrës rreth orës 02.30 të mëngjesit të sotëm?.
Prindërit e foshnjes fajësojnë mjekët për vdekjen e saj. Babai i saj tregon se 3 ditë më parë vajzën e kishin çaur në pediatrinë e Durrësit pasi kishte vështirësi në frymëmarrje, por mjekët pasi e kanë vizituar e kanë rekomanduar ta marrin në shtëpi dhe të ishte nën kujdesin e mjekut të familjes.
Ai thotë se nëse mjekët do ta kishin shtruar, foshnja nuk do të kishte këtë fat.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vajza-15-muajshe-paraqitet-e-pajete-ne-spital-nisin-hetimet/