¡Sorpréndeme!

Report TV - Idrizi: Pakt Kombëtar me 7 pika për rikthimin e dialogut politik

2017-07-04 0 Dailymotion

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka propozuar një Pakt Kombëtar me 7 pika, përmes një tryeze zgjeruar të partive politike të thirrur nga Presidenti i Republikës, për zgjidhjen e ngërçit politik ku ndodhet vendi.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Idrizi thekson se Pakti Kombëtar, do të përfshijë zgjidhjen e çështjeve konkrete për përparimin e vendit në integrimin Europian, realizimin e reformës në drejtësi dhe rritjen e garancive për zgjedhje të lira, një draft ky rreth të cilit mund të debatojmë dhe mund ta pasurojmë bashkërisht.