¡Sorpréndeme!

Rama: Me LSI në zgjedhje për reformat

2017-07-04 1 Dailymotion

Pasi pagoi kafet e kryetarit të Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahirit dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, Edi Rama iu drejtua bashkë me ta Asamblesë Kombëtare, me mesazhe të qarta për zgjedhjet e 18 qershorit. Data nuk do të ndryshojë, thotë kryeministri dhe këtë e ilustron me një shembull nga futbolli, sportin që i kushton jo pak vëmendje.

Përveç ftesës për të dalë nga çadra, kryeministri nuk ka asnjë ofertë tjetër për t?i bërë opozitës.

Rrugën që po ndjek Partia Demokratike e sheh si atë të vetëshkatërrimit. Ndaj, atyre qe e mbështesin kundërshtarin u kërkon të bëjnë kujdes.

Teksa për opozitën s?ka lëshime, për aleatin e tij Ilir Meta, vazhdon të qëndrojë e hapur ftesa për të çuar sëbashku përpara reformat. LSI i njeh meritat e progresit, por ka jo pak kritika edhe për ministrat e saj.

Pavarësisht ftesës dhe durimit për ta pritur LSI deri ditën e fundit kur përfundon dhe koha për regjistrimin e partive në KQZ, Rama i kujton, se PS ka të tjerë aleatë me të cilët po negocion marrëveshje parazgjedhore.

Socialistëve Rama u kërkoi që të punojnë 75 ditët e mbetura deri në 18 qershor për të mbrojtur çdo votë, jo nga frika se dikush mund t?i vjedhë ato, por nga indiferenca dhe pakënaqësia e votuesve ndaj Partisë Socialiste./ TV KLAN

Rama i bën ftesë Metës për koalicion, ?I takon LSI të vendosë për 4 vitet e ardhshme?

Pasi deklaroi nga asambleja e PS se data e zgjedhjeve nuk do të shtyhej, kryeministri i vendit, Edi Rama i ka bërë thirrje publike kryetarit të LSI, Ilir Metës duke u shprehur ?Ky koalicion është më i pëlqyeshmi, i takon LSI të vendosë për 4 vitet e ardhshme?.

Vizioni dhe interesi strategjik i PS në këtë moment kyç imponon thellimin për të fuqizuar shtetin, për ta bërë Shqipërinë europiane realitet, ne as e kemi diskutuar dhe as e diskutojmë deri në çastin e fundit koalicionin e fundit ku jemi.

Partneriteti me LSI është i padiskutuar dhe ne do të shkojmë në këto zgjedhje për të marrë çdo votë të mundshme për partinë socialiste.

E quajnë një marrëveshje për pushtet e dhe ngjyrosin sipas portalit. Sa për mua cilësia e këtij partneriteti nuk matet më gjërat që nuk shkojnë, as me sasinë e helmit, por matet me sa shumë reforma kemi kaluar sëbashku për të bërë shtet. Matet me faktin se nga fillimi i kësaj qeverisje dhe deri tani figurojnë 210 mijë njerëz në punë, jo në sektorin bujqësor dhe nuk matet sa ministra të LSI mungojnë në Parlament.

Nuk ka asnjë diskutim vlera e partneritetit me LSI, ne jemi PS, partia me aftësinë më të madhe programore, partia me historinë më të lavdërueshme në përpjekjen për të bërë shtetet.

Të gjitha këto shkojnë bashkë me peshën më të madhe të përgjegjësisë për fatet e vendit. Duke qenë se pala jonë është e qartë, i takon LSI për pozicionin e saj për 4 vitet e ardhshme./tvklan.al