¡Sorpréndeme!

Ora News – Harxhi: Rusët gjetën bllokadë në Shqipëri për projektet e tyre

2017-07-04 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-zv/ministrja e Jashtme, Edith Harxhi thotë në ?Arena? nga Dritan Hila në Ora News, thotë se Rusia është përpjekur vazhdimisht të hynte në Shqipëri me projekte ekonomike dhe kanë gjetur në vijimësi një lloj bllokade në Shqipëri.
Ajo deklaron se rusët janë për përpjekur të hyjnë me Gazpromin dhe një sërë projektesh të tjera. Edhe ish-ambasadorit Shaqir Vukaj përmend një sërë projektesh që rusët kanë tentuar të hyjnë në Shqipëri siç janë për gazsjellës.
Pjesë nga biseda:
Harxhi: Mbas ?90-s e këtej, ne kemi pasur atë dominimin e fortë ideologjik që gjithçka e keqe nga komunizmi kishte ardhur nga Rusia. Gjitha qeveritë nga ajo periudhë kanë pasur një politikë të jashtme standarde. Kanë qenë të larguara, por edhe të frikësuara pasi mendohej se mund të dëmtoheshin marrëdhëniet me Perëndimit.
Hila: A ka një lloj interesi ekonomik Rusia?
Harxhi: Rusët tentuan dy tre herë të hynin me Gazpromin. Ata nuk arritën, por gjetën një lloj bllokade në Shqipëri. arsyeja është e brendshme. Gabimi i tyre i madh për interesat e tyre në Ballkan ishte South Stream. Ky projekt do të siguronte një influencë për ta në disa zona jo sllave. Ata vazhduan të insistonin deri në fund derisa Putini e kuptoi dhe e tërhoqi edhe për arsye të bllokadës.
U munduan që të influenconin në projektin tjetër që kalonte nga Bullgaria, me idenë se mund të bënin një lidhje direkte me South Stream, por panë që Shtetet e Bashkuara insistuan shumë fort derisa bullgarët e ndërprenë edhe linjën e tyre një nga projektet më strategjike të gazit. Ata janë munduar të ndikojnë edhe nëpërmjet Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi. Janë mundur të bllokojnë edhe disa kërkesa që janë bërë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/harxhi-ruset-gjeten-bllokade-ne-shqiperi-per-projektet-e-tyre/