Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputetja e PDIU, Mesila Doda tha në studion e lajmeve të Ora News se PDIU nuk ka asnjë vendim për koalicionin e ardhshëm. Ajo tha se çdo ditë ka nga një marifet të ulët dhe që praktikisht të heq çdo dëshirë që të vazhdosh dhe të kesh ndonjë bashkëpunim me këtë lloj koalicioni.
Doda tha gjithashtu se palët politike, kryesisht partitë e mëdha mbajnë peng sistemin zgjedhor.
Mesila Doda: Situtata është krejt e pazakontë dhe nuk kuptohet ende aksionet që kryejnë palët dhe ku do jetë pika e përbashkët tek e cila mund të konvergojnë. PDIU i ka propozuar që prej dy javësh të gjiha forcave politike në pakt të madh kombëtar që duhet të ketë disa pika. Njëra prej tyre është reforma në drejtësi, integrimi i vendit dhe është ligji i zgjedhjeve, pra të kemi të bëjmë me një kod tjetër zgjedhor. Reforma zgjedhore është gërme e parë tek e cila mund të nisë një histori tjetër politike. Sot ne kemi një ligj zgjedhor që është i bazuar mbi koalicionet dhe ka krijuar një ngërç me të gjitha partitë e tjera. Sot kemi rreth gjysmë milionë vota që prodhojnë zero deputet dhe këto vota shkojnë i vishen partisë më të madhe. Partia më e madhe nuk mban asnjë përgjegjësi për elektoratin e këtyre partive të vogla që e kanë votuar, i trajtojnë si satelitë, vagona, lokomotiva, pra edhe shprehjet nuk janë dinjitoze.
Aleatët nuk janë për tu zhvlerësuar, janë për të bashkëpunuar nëse ke vendosur të kesh aleatë. Nëse jo atëherë hajde të ndryshojmë kodin zgjedhor, të dalim më vetë, heqim koalicionin. Nëse ata duan të bëjnë koalcione i bëjmë me lista të përbashkëta, por jo më si satelitë apo si furnizues vota. Nëse do bëjmë sot një llogari do shikoni që PS një deputet i del me 8500 vota, PD me 9 mijë vota, ndërsa LSI me 11 mijë vota, PDIU me 12 mijë e kusur vota dhe kjo është e padrejtë. Kjo është arsyeja që për ato pak parti që arrijnë ta kalojnë pragun zgjedhor dhe të futen dhe të kenë mundësinë të sjellin përfaqësues të tyre në parlament dhe për ato ka një marrje votash në masë nga partia më e madhe. Për mua kjo është tregues i parë i mosfunksionimit të demokracisë, nuk ka që gjysmë milion vota nga këto parti krijojnë zero deputetë. Nga ana tjetër të gjithë qahen që sistemi po ngelet peng, sistemi po mbahet peng nga këto që qahen nga njëri tjetri çdo 4 vjet, se çdo 4 vjet shikojmë njërën palë që shkon dhe kap peng palën tjetër. Pra 4 vjetësh kishe një çadër tjetër, kishe goma që digjeshin, kishe një palë viza që duheshin të merreshin dhe po ato kishin aksione. Ka një problem që partitë e mëdha kërkojnë të marrin pushtetin dhe për këtë arsye mund të shkojnë dhe drejt akteve të egra në marrjen e pushtetit. Ndërsa sa i përkët një standardi etik, të një niveli jetik dhe mbi të gjitha të dhënies së mundësisë së vendit për të pasur një standard të mirë ekonomik, por edhe për të bashkëpunuar me pjesë të caktuara të pushtetit me qëllim që të arrihet suksesi, atëhere kjo nuk ekziston, sot ne shikojmë shumë herë që qahen për ligjin e ar...