Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmbylli drekat e punës me Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ndërsa deklaroi se kauza për zgjedhje të lira e të ndershme është shumë pranë fitores. Basha i cilësoi takimet produktive, pasi sipas tij Ambasadorët informohen saktë dhe pa manipulime.
Në përmbyllje të drekave të punës me Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, kryetari i Partisë Demokratike, deklaroi se kauza për zgjedhje të lira e të ndershme është shumë pranë fitores.
Këto takime, tha Basha, shërbejnë për të informuiar saktë dhe pa manipulime aleatët ndërkombëtarë.
Lulzim Basha: ?Jashtëzakonisht produktive në kuptimin që marrin një informacion të drejtëpërdrejtë të pamanipuluar mbi faktet gjëndjen aktuale të vendit, rrugët e zgjidhjes që opozita ka propozuar dhe domosdoshmërinë e zgjidhjeve të shtruara nga qytetarët shqiptarë dhe optimizmin tonë total se kauza e zgjedhjeve të lira është shumë pranë fitores?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/protesta-basha-takon-te-tjere-ambasadore-te-vendeve-te-be/