Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Djegia e një neoni ka shkaktuar zjarrin në Bibliotekën Kombëtare. Burime për Ora News bëjnë të ditur se nga djegia e neonit ka ndodhur një shkëndijë elektrike, e cila më pas ka bërë që kati i nëndheshëm i Bibliotekës Kombëtare të përfshihet nga flakët. Nga kjo ngjarje janë djegur tre rafte me libra, ku një pjesë e tyre janë botime të Fondit të Përgjithshëm në gjuhën shqipe të botuara pas viteve 2000 si dhe botime të Fondit në Gjuhë të Huaj.
Zjarri i një dite më parë në Bibliotekën Kombëtare ka dëmtuar 3 rafte me libra, kryesisht botime pas viteve 2000 në gjuhën shqipe dhe në gjuhën e huaj.
Këto janë të dhënat paraprake që bëhen të ditur përmes një komunikimi për mediat të Bibliotekës Kombëatre.
Ky institucion thekson se është ende në fazën e pritjes së raportit të ekspertizës, por përjashton mundësinë se nga zjarri janë djeguar mjediset ku ruhet fondi i vlerave të rralla, arkivit shqip si dhe të dhënat kombëtare të biblotekës.
Në lidhje me shkaqet e zjarrit, burimet pranë shërbimit zjarrëfikës thonë se ngjarja ka ndodhur për shkak të një shkëndijë elektrike shkaktuar nga djegia e neonit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/burime-per-ora-news-zjarri-ne-biblioteke-nga-djegia-e-neonit/