Populli shqiptar meriton të dijë të vërtetën për atë që ka ndodhur gjatë diktaturës komuniste në vend. I këtij mendimi është Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin i cili shprehet se çdo shoqëri duhet të mësojë nga e kaluara e vet.
Në një intervistë për Report TV në ambientet e muzeut ?Bunk?Art 2?, Rodkin nxit politikën shqiptare të hapë dosjet e komunizmit, në mënyrë që të kuptohet pse ndodhën ato krime. Rodkin flet në këtë intervistë për rëndësinë e ?Ditës së Kujtesës? për të mos harruar viktimat e Holokaustit dhe për të mos lejuar historinë të përsëritet.