¡Sorpréndeme!

Report TV - Nuk u japin certifikata, protestojnë banorët e Babrroit dhe Paskuqanit

2017-02-26 0 Dailymotion

Qytetarët në Paskuqan dhe Babrru kanë protestuar ditën e sotme para njësisë administrative. Shkak është bërë një urdhër i Bashkisë Kamëz për të mos i dhënë asnjë dokument si certifikatë apo vërtetim banimi, atyre qytetarëve që nuk kanë paguar të gjitha taksat.

Ditën e sotme në këtë njësi administrative askush nuk ka marrë certifikatë nëse nuk ka paguar taksat ndaj Bashkisë Kamëz. Qytetarët janë shprehur të revoltuar pasi siç thonë ata nuk mund të marrin as ndihmën ekonomike apo pagesën e invalditetit, pa vërtetim vendbanimi.