Shfaqja ?Marta?, një projekt i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe dy shoqata joqeveritare u dha në sallën e Teatrit Kombëtar, ku ishin të pranishme edhe disa nga gratë e dënuara në burgun ?Ali Demi? në Tiranë.
Në sallën e mbushur plot me personalitete të artit e kulturës, dhe të medias, drama ?Marta? e shkruar nga Erand Sojli ka sjellë një mesazh të fortë për shoqërinë në mbrojtje të botës së gruas.