Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Katër aksionerë dhe 5 yje të merituar dhe të ideuar me përkushtim nga 20 arkitektë ndërkombëtarë. Ky është luksi dhe komoditeti i klasit të lartë të hotelit simbol të kryeqytetit shqiptar, që i imponohet Tiranës me madhështinë dhe arkitekturën e veçantë
I tërhequr nga arkitektura e ?The Plaza Tirana?, kryeministri Rama e konsideroi simbolikën e re të Tiranës; qytetit të së ardhmes.
Rama: Hap pas hapi po ndërtohen dhe do të vazhdojnë të ndërtohen në përpjekje për t?i dhënë Tiranës, një vijë të re qiellore. Të ketë brenda edhe qytetin e të ardhshmes.
Ndërsa në emër të aksionerëve të ?Hotel The Plaza Tirana?, Behar Male tregoi për të pranishmit projektin, vështirësinë e ndërtimit dhe shërbimi cilësor vlerësuar me 5 yje.
Male: Ne vendosëm që elegancën e Kuvës ta shoqëronim me një produkt ekselent e në këtë rast hoteli i plotësonte më së miri atë,
Katër themeluesit u bashkuan përgjatë ceremonisë ku simbolikisht ndezën hotelin Plaza por edhe gjithë Tiranën.
Në ceremoni ishin të pranishëm politikanë të maxhorancës dhe opozitës, ish-presidenti Moisiu, kryetari i Bashkisë, përfaqësues të biznesit dhe të medias. Nuk munguan as ish kryetar e ish kryeministra të cilët vizituan ambientet e ndryshme të The Plaza Tirana.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/the-plaza-tirana-inaugurohet-hoteli-me-5-yje-ideuar-nga-20-arkitekte/