¡Sorpréndeme!

Report TV - Nga 1 nëntori nis kthimi i lekëve për ish-ushtarakët, ISSH: Kemi gati listat

2016-10-31 0 Dailymotion

Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të nisë kthimin e lekëve për ish-ushtarakët, duke filluar nga dita e martë.

Vendimi i qeverisë përcakton se nga 1 nëntori të gjithë ish-ushtarakëve që u është mbajtur një pjesë e pensionit, u kthehen lekët mbrapsht.

Duke filluar nga viti 2010 deri në 2015-n, ish ushtarakëve u është mbajtur deri në 25% e pensionit, për shkak të një vendimi të ish qeverisë ?Berisha?, e cila i shpalli debitorë.

Shumat e detyrimeve të krijuara nga rillogaritja e përfitimeve suplementare, të paguara, i kthehen çdo kreditori të shpallur, në këste të barabarta, në periudhën nëntor 2016 ? maj 2017?, përcaktohet në vendimin e qeverisë.

Një ish-ushtaraku që i janë mbajtur 30 mijë lekë, do t?i kthehen lekët me 8 këstë. Kjo do të thotë se do t?i kthehen çdo muaj 3.750 lekë, deri në muajin maj.