Reshjet e shiut kanë sjellë sërish përmbytje në disa zona të rrethit të Lezhës.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë në Zadrime gjenden në ujë rreth 350 hektarë toke, në Torovicë rreth 350 ha, Zejmen ? Barbullojë, rreth 150 hektarë.
Në rrethin Kurbin, nga përmbytja e kaluar kishte ende ujë të palarguar dhe ka shtesë në siperfaqe nën ujë, kryesisht rreth nënkalimit të Laçit dhe në Sanxhak.