¡Sorpréndeme!

Ora News – Formulari A1Z, aplikimet në Universitet nisin nga 12-15 korrik

2016-09-19 3 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Duke nisur nga dita e martë, maturantët e viteve të kaluara që kanë mbetur në provimet e maturës apo për arsye personale nuk kanë aplikuar për të vazhduar studimet e larta do të nisin me plotësimin e formularit A1Z.
Malaj: Ju bëj me dije dhe ju bëj thirrje të gjithë atyre kandidatëve që janë për të vazhduar garën universitare, por që nuk kanë qenë pjesë e A1Z, faza tjetër fillon nesër, pasnesër dhe të enjten. Të gjithë maturantët që nuk kanë arritur dot të regjistrohen për fazën e dytë të aplikimit që nuk kanë mbaruar sivjet maturën, të bëjnë regjistrimin e tyre, në mënyrë që të vazhdojnë fazën e aplikimit.
Zv ministrja e arsimit Nora Malaj tha se aplikimet do të bëhet në shkollat ku kanë mbaruar arsimin e mesëm ose në drejtoritë arsimore rajonale.
Malaj: I bëj thirrje prindërve dhe maturantëve që të bëjnë nesër aplikimin. Në drejtorinë e shkollës të marrin informacionin e plotë në mënyrë që të bëjnë aplikimin tek AKP-ja për vazhdimin e garës së tyre për në Universitet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/aplikimet-ne-universitet-nisin-nga-12-15-korrik/