Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria e Tiranës i ka dërguar letër-porosi autoriteteve italiane në lidhje me aparatin e përgjimit duke i drejtuar 8 pyetje për të cilat kërkon përgjigje. Ndërkohë që nga hetimi ka rezultuar se pajisja ka qëndruar në ambientet e forcave operacionale të policisë se shtetit dhe është larguar në momentin kur oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar për ta sekuestruar.
Prokuroria shqiptare i dërgon letër-porosi autoriteteve italiane në lidhje me aparaturën e përgjimit, që dyshohet se është përdorur në Shqipëri në mënyrë të paligjshme.
Burimet nga Prokuroria e kryeqytetit thanë se letër-porosia është dorëzuar pranë Ministrisë së Drejtësisë, e cila do ta adresojë atë tek homologët italianë, duke i kërkuar kthimin sa më të shpejt të përgjigjeve.
Mësohet se prokurorët e çështjes i kanë drejtuar 8 pyetje autoriteteve italiane në lidhje me pajisjen.
Prokuroia ka kërkuar nga autoritetet e drejtësisë italiane që të di se ku është aktualisht pajisja dhe në pronësi të kujt është.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kerkohet-informacion-mbi-programin-trajnues-dhe-emrat-e-oficereve-italiane/