¡Sorpréndeme!

Report TV - Përmirësohet gjendja e pacientëve nga aksidenti i djeshëm në Krujë

2016-05-28 4 Dailymotion

Një ditë pas aksidentit në Krujë ku një autobus u përfshi nga flakët gjendja shendetësore të pacienteve që ndodhen të shtruara në repartin e djegie plastikës në QSUT në Tiranë janë të stabilizuara.

Këtë fakt e pohojnë mjekët e këtij spitali, të cilët shtojnë se pacientet gra janë nën kontrollin intensiv të bluzave të bardha.

Këta të fundit aktualisht po kryejnë konsulta me shumicën e pacienteve, ndërkohë në spital ndodhen edhe të afërm të grave, që dje mbetën të plagosura pasi autobuzi me të cilin udhëtonin në Krujë u përfshi nga flakët e zjarrit.

Në reanimacion aktualisht janë Viktori Moçka 56 vjeç, Anita Moçka, 24 vjeç, Eneid Hysa 59 vjeç, Anita Hajdini, 70 vjeç, Brunilda Islailaj, 54 vjeç, Elita Gega 59 vjeç dhe Sofe Lataj 61 vjeç.

Ndërkohë në pavion janë Anita Prifti 20 vjç, Marjeta Rama 61 vjeç, Luciana Mita 58 vjeç dhe Aforviti Prifti 74 vjeç.

Gjendja e këtyre te fundit paraqitet më mire dhe sot mund të lënë spitalin.

Në ambjentet e spitalin janë të pranishëm familjarë të pacientëve dhe besimtarë të shumtë.