¡Sorpréndeme!

Stafa shpreh rezerva: Disa individë “zgjohen” pranë PD vetëm para zgjedhjeve- Ora News

2016-05-01 3 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i degës së PD-së në Durrës, Osman Stafa, shpreh rezervat e tij në lidhje me vendimin e Kryesisë për riorganizimin e Partisë. Në një intervistë për Ora News, Stafa thotë se për vendimin nuk ka patur kordinim mes qendrës dhe bazës, ndërsa shpreh rezerva për faktin se në prag zgjedhjesh gjithnjë ?zgjohen? disa individë që kërkojnë thjesht të kenë një post pas tyre.
Vendimi i Kryesisë së PD për riorganizimin e degëve të saj ka sjellë reagimin e kreut të kësaj partie në Durrës, Osman Stafa.
Në një intervistë për Ora News ai thotë se nuk ka patur një koordinim për këtë vendim mes qendrës dhe bazës.
Stafa: Me degën e Durrësit nuk ka pasur një bashkërendim të tillë. Më vjen keq sepse Sekretari i Përgjithshëm apo Sekretari Organizativ do të ishte mirë të ishte pjesë e konsultimit me strukturat e PD, dega Durrës. Për fatin e keq mund të kenë rreth 2 vjet që nuk kanë ardhur kurrë për të qenë pjesë e bashkëpunimit dhe organizimit për një punë sa më të mirë që opozita dhe qytetarët durrsakë të përfaqësoheshin në bllok për ndryshimet e mëdha që presin shqiptarët përballë kësaj situate.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/stafa-shpreh-rezerva-disa-individe-zgjohen-prane-pd-vetem-para-zgjedhjeve/