Në 90 vjetorin e shkollës 'Qemal Stafa nxënës, mësues, ish nxënës e prindër morën pjesë në një ceremoni të organizuar në Teatrin e Operas dhe Baletit në kryeqytet.
Kryeministri Rama e ka nisur fjalën e tij me një vlerësim për këtë gjimnaz madje ka theksuar se Reforma në Arsim ka transformuar sot shkollat në vend duke nisur nga Qemali mjediset e të cilit sot janë të denja dhe me standardet e duhura.
"Mua më vjen sinqerisht shumë mirë që më në fund një projekt i nisur me shumë respekt për transformimin e gjimnazit ?Qemal Stafa? që në kohën kur isha kryetar i Bashkisë së Tiranës, më në fund po finalizohet. E sot, mjediset e gjimnazit janë të denja për ambicien e vetë trupës të qeverisë sonë dhe shoqërisë sonë, jo vetëm të kryeqytetit, por dhe më gjerë, - për të ardhmen e gjimnazit ?Qemal Stafa?, tha Rama.
Kryeministri u shpreh se ky është viti kur në gjimnaze do të fillojë transformimi i madh i kalimit nga xhunglat e altertekstit tek tekstet e Pearson, Oxford dhe Cambridge.
"Në harkun e tre viteve, nxënësit dhe nxënëset e ?Qemal Stafës?, ashtu si nxënësit dhe nxënëset e gjimnazeve të gjithë Shqipërisë do të marrin në të njëjtin burim si bashkëmoshatarët dhe bashkëmoshataret e tyre në Britaninë e Madhe dhe në shumë vende të tjera shumë më të përparuara të Europës, të gjithë bazën e dijeve që do t?i shërbejnë për të shkuar më tutje, pas përfundimit të gjimnazit," shtoi ai.