TIRANE - Lejuan ndërtimin e 39 objekteve pa leje në Paskuqan, Bërxullë, Zall Herr e Kamëz gjykata lë në burg zyrtarët dhe Inspektoratit Ndërtimorë të Kamzës dhe efektivët e komisariatit numër 5.
Report TV ka siguruar dosjen hetimore ndaj funksionarëve publik të akuzuar për shpërdorim detyre e korrupsion ku rezulton se prej vitit 2015 ata lejonin ndërtimet duke i vendosur si kusht qytetarëve pagesat nga 100 mijë deri në 600 mijë lekë.
Si provë materiale për të faktuar mitmarrjen prokuroria ka paraqitur në gjykim përgjimet telefonike, përgjime këto të siguruara nga Report TV