¡Sorpréndeme!

Report TV - Kerry merr në krah vogëlushin 5 vjeç, ia "prezanton" Rama

2016-02-14 0 Dailymotion

TIRANE - Mjaft sportiv, i qeshur dhe i çlirët totalisht nga kollarja e zyrtarit të ngurtë, sekretari amerikan i shetit John Kerry ka lëvizur në këmbë nga kryeministria në drejtim të hotel "Rogner" për të takuar liderin e opozitës Lulzim Basha. Në këtë rrugëtim vetëm disa metra, kryediplomatin amerikan e shoqëroi vetë kryeministri Rama dhe anëtarët e kabinetit qeveritar që takuan Kerryn në selinë e qeverisë, por kjo rrugë e shkurtër solli edhe një suprizë të këndshme.

Kryediplomati i lartë përshendeti përzemërsisht qytetarët e pranishëm në rrugë, ndërsa nuk ngurroi të marrë në krah një vogëlush, të cilin për shkak të gjuhës, kërkoi që t'ja "prezantonte" kryeministri Rama. Ai pyeti për emrin e tij në anglisht, ndërsa kreu i qeverisë në rolin e "përkthyesit" i bëri të ditur se si quhej djali i vogël me një xhup të kuq.

Më tej Kerry duke e mbajtur në krah Kerry u interesua edhe për moshën e tij, ku sërish shefi i qeverisë ju drejtua djalit duke marrë përgjigjen: 5 vjeç.