Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me të rinjt e qytetit të Vlorës nga ku ka bërë publike anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste. Nga qyteti bregdetar Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se reformat në vend do të vijojnë, pasi Shqipëria boll ka humbur kohë deri tani. Rama tha se falë mbështetjes së LSI-së qeveria do të çojë përpara Reformat
?Ne nuk i lejojmë vetes që në emër të të mbajturit mirë me njëri-tjetrin, apo frikës së humbjes së votës ti faturojmë Shqipërisë edhe 20 vite të tjera pa reforma. Boll ka humbur kohë Shqipëria me llafe, justifikime e marrëzira? tha ai.
Sipas Ramës, këto reforma do të vijojnë që të çojnë përpara vendin, ku në bashkëpunim me Lëvizjen Socialiste për Integrim, do të ketë një shtet që iu ka munguar shqiptarëve për më shumë se 20 vite.