¡Sorpréndeme!

Drafti i reformës në drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dokumenti qe është dërguar per marrje mendimi ne Komisionin e Venecias ne lidhje me reformën ne drejtësi pritet te kthehet shume shpejt dhe mbi te do te ndërtohet ajo qe do t?u jepet deputeteve ne parlament, për ta miratuar me shume gjasa brenda këtij viti. Kryetari i Komisionit te Ligjeve Fatmir Xhafaj, i ftuar ne emisionin 7 pa 5 ne Vizion Plus ka shpjeguar edhe atë qe konsiderohet si nder pikat me te debatuara te reformës, largimin e presidentit nga KLD. Xhafaj thotë se shtimi apo heqja e kompetencave nuk lidhet me emra te përveçëm dhe jep shembull mënyrën e emërimit te gjyqtareve te larte. Për numrin nje te ligjeve ne Parlament, reforma do te miratohet edhe me votat e opozitës, megjithe kundërshtimet apo propozimet qe ajo ka paraqitur.