http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Voltana Ademi ka marre zyrtarisht detyrën si kryetare e Bashkisë se Shkodrës, duke shënuar fundin e procesit te konstituimit te 61 bashkive te reja te Shqipërisë. Duke qene se edhe paraardhësi i saj vjen nga Partia Demokratike, ka qene pikerisht Lorenc Luka, i cili i ka dorëzuar zyrën kryetares se re te Bashkisë Shkodër. Ndërkaq kryetari i këshillit bashkiak eshte zgjedhur Xhemal Bushati i Partisë Demokratike, i cili ka arritur te siguroje 28 vota ose 1 me shume se mazhoranca qe i përkiste përballe rivalit te tij Luan Heta qe ka marre 22 vota. Pas konstituimit te Këshillit Bashkiak te Shkodrës, e djathta arriti qe te marre 7 anëtare ne këshillin e qarkut, ndërsa koalicioni i majte nuk mori as edhe nje anëtar te vetëm. Ne ditet ne vijim pritet edhe konstituimi i qarkut, ku mbledhja e pare e këshillit thirret nga kryetarja e bashkisë Voltana Ademi. Ne mbledhjen per zgjedhjet e kryetarit te qarkut do te zgjidhet komisioni i mandateve, i cili verifikon mandatet e anëtareve te Këshilli dhe me pas zgjidhet kryetari dhe zv/kryetari i këtij këshilli.