¡Sorpréndeme!

Këshilli i Mandateve mblidhet sërish për Frrokun - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per te dytën here brenda nje jave Këshilli per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do te mblidhet per t?i dhënë autorizim Prokurorisë te arrestoje kryetarin e Partisë Kristian Demokrate Mark Frroku. Mbledhja do te zhvillohet ne orën 4, vetëm nje dite pasi Prokuroria e Përgjithshme depozitoi ne kuvend kërkesën per heqjen e imunitetit te deputetit te Shkodrës Mark Frroku. Ende nuk dihet se si do te mbrohet para Këshillit te Mandateve deputeti Mark Frroku, i cili duke qene se ndodhet ne arrest shtëpie ka dy mundësi; ose te depozitoje me shkrim qëndrimin e tij, ose te çoje avokatet per te bere mbrojtjen ne lidhje me kërkesën e Prokurorisë. Ndryshe nga kërkesa e pare e Prokurorisë per imunitetin e deputetit Frroku dhe Doshi kur Ilir Meta vendosi te mos e drejtoje Këshillin e Mandateve, meqenëse ishte i akuzuari kryesor nga deputeti i qarkut te Shkodrës; ne mbledhjen e sotme Meta do te jete ne krye te këshillit. Nuk priten surpriza ne mbledhjen e pasdites, pasi te gjithë aktoret politike e kane beret e qarte se nuk do te bëhen pengese per asnjë kërkese te Prokurorisë. Pas raportit te këshillit, ne séance plenare do te votoje serish për heqjen e imunitetit te deputetit Mark Frroku duke pranuar kërkesën e Prokurorisë per autorizim per arrestimin e tij. Kryetarit te Partisë Kristian Demokrate i?u hoq imuniteti ne séance e 26 marsit dhe vetëm pak ore me pas ai u ndalua nga policia; por gjykata e larte vendosi si mase sigurie arrest shtëpie e pikërisht nga banesa e tij deputeti Frroku pritet te ndjeke vendimin e parlamentit per imunitetin e tij.