http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria po merr masa të menjëhershme për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, në mënyrë që ata ta shohin të ardhmen në Kosovë. Kështu është shprehur numri një i qeverisë, Isa Mustafa, në mbledhje qeveria. Mustafa e cilësoi një realitet të dëmshem, fluksin e emigrantëve drejt Hungarisë. ?Por, më shqetësues është fakti i një numri të qytetarëve tanë që e lëshojnë Kosovën dhe migrojnë në mënyrë të parregullt, përmes Hungarisë, në shtetet tjera të zonës Shengen. Ky është një realitet i dhimbshëm për mua dhe për institucionet e Republikës së Kosovës dhe ne si qeveri e republikës së Kosovës jemi të përkushtuar që ta ndryshojmë këtë realitet.?Javët e fundit, ka patur një emigrim masiv te kosovareve drejt Hungarisë, shtet të cilin e përdorin si trampolinë për të shkuar në vendet e tjera europiane. Shkak i këtij fluksi është numri i lartë i papunësisë në Kosovë që përllogaritet në 30% në total e 55.9% te të rinjtë. Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, 180 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë në varfëri ekstreme me me pak se 2.5$ në ditë.