http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tensioni i lartë i mbledhur ditët e fundit nga tifozët serbë, nuk kishte si të mos shpërthente në stadiumin ?Partizani? në Beograd. Ishte minuta e 41-të e pjesës së parë, kur pas disa acarimesh dhe hedhjeje fishekzjarrësh në fushë, takimi i vlefshëm për eliminatorët e kampionatit europian ?Francë 2016? do të ndërpritej. Situata u tensionua kur në qiellin e stadiumit serb u valëvit një hartë e zeze në të cilën ishin vizatuar trevat shqiptare të lyera me ngjyrë të kuqe dhe në mes ishte shqiponja dykrenore, simboli i flamurit tonë kombëtar. Në anët e kësaj harte ishin portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, teksa në fund, në anglisht shënohej ?Autoktonë?.Në këtë çast irritimi i tifozerisë serbe arriti kulmin dhe nisi bombardimi me sende te forta në fushë, duke bërë që arbitri anglez Martin Atkinson të ndërpriste takimin. Acarimi u shtua, kur një prej lojtarëve serbë uli hartën, teksa futbollistët shqiptarë Xhaka dhe Lila rendën për të mbrojtur simbolet kombëtare.Paskëtaj pati një përballje mes lojtarëve, teksa tifozët që zbritën në fushë dhunuan djemtë e ekipit tonë. Kjo bëri që arbitri Atkinson të urdhërojë futbollistët që të shkojnë në dhomat e zhveshjes. Edhe gjatë zhvendosjes së tyre në tunelin që i çonte në dhomat e zhveshjes, tifozët kanë goditur me sende shqiptarët.Pasi kaluan disa minuta dhe situata nuk u qetësua, pëfundimisht u vendos që takimi të ndërpritej. Tashmë pritet që UEFA të vendosë takimin në tavolinë ku shanset me te medha jane qe kuq2ezinjte te marrin tre pike.