http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-ministri i Arsimit Genc Pollo ka reaguar per skandalin e kryeinspektors Ejona Isufaj, e cila akuzohet se ka nisur pune me nje diplome false. Isufaj drejton institucionin qe kreu kontrollin për shkeljet e falsifikimet ne universitet private e publike. Sipas Pollos vete Rama i doli ne krah duke favorizuar kështu edhe anëtarë te tjere te qeverise me diploma fallco. Pollo hodhi akuza gjithashtu se ne disa website te qeverise ka nisur virusi i zhdukjes se Cv-ve. Partia Demokratike akuzon se gjithë reforma ne arsimin e larte është nje farse qe nuk sjell dobi për te rinjtë.