http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Skandalet e Wikileaks-it dhe ai i përgjimeve, kanë vërtetuar faktin se tashmë lufta e vërtetë bëhet për informacionin. Specialistët e sigurisë në internet "Claudflare" kanë ngritur shqetësimin se piratët e kompjuterave, po përgatisin një strategji të re për të vjedhur të dhënat personale nga kompjuterat tuaj. Mënyra e sulmit përqendrohet te "dobësimi i rrjetit të kohës", që sinkronizon orët e kompjuterave dhe gjendet në të gjitha pajisjet personale. Ky rrjet i njohur si "NTP" ka një siguri të dobët. Ai mbingarkohet me informacion nga hakerat, deri në momentin që kompjuteri ynë bllokohet. Në këtë moment mund të ndodhë vjedhja e informacionit. Sipas shefit të sigurisë "Claudflare", ekspertët në kompaninë e tij kanë matur që niveli i këtij sulmi ka arritur deri në 400 gigabit për sekondë. Deri më tani, pjesa më e madhe e sulmeve ka ndodhur në disa servera në Evropë. Ekspertët sugjerojnë, që në momentin kur gjendeni përballë një bllokimi të tillë, duhet të shkëputet lidhja me internetin ose të fikni kompjuterin.