http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Inxhinierët kërkojnë një reforme te thelle dhe emergjente ne sistemin rrugor, me qellim përmirësim jo vetëm te administrimit, por edhe ndërtimit te rrugëve. Hapi i pare, sipas kryetari te shoqatës e inxhiniereve duhet te jete ne riorganzimin e strukturave qe merren me rrugët, si dhe rikthimi i këshillit kombëtar te rrugëve, strukture ku debatoheshin projektet, por qe ne 2005-ën nuk u mblodh me. Sot është drejtoria e Rrugëve qe kontrakton kompanitë për ndërtimin dhe është po ajo qe merr ne dorëzim punimet e kryera. Ndaj ekspertet si reforme te dyte kërkojnë ngritjen e një institucioni akademik apo laboratorik qe te certifikoje cilësinë e projektimit dhe ndërtimit. Deri me tani ndërtimi i rrugëve është kryer pa një masterplan dhe ky fakt ka bere qe planifikimi i shume segmenteve rrugore te mos jete ne harmoni me rrjetin rrugor. Rrjeti i përgjithshëm rrugor është i gjate 18 mije km. Edhe pse ne vitet e fundit janë shpenzuar miliarda leke për ndërtimin e tyre, ekspertet thonë se vështirë se gjen një rruge qe te plotësoje standardet e kërkuara.