¡Sorpréndeme!

Hetimet për CEZ, Prifti dorëzon në prokurori një video 40 sekonda

2015-10-08 7 Dailymotion

TIRANE - Ish-politikani Dritan Prifti është paraqitur me iniciativën e tij në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar në lidhje me hetimet që po kryhen për skandalin me CEZ, e konkretisht kontratës me kompaninë e mbledhjes së borxheve DIA.

Burime për Shqiptarja.com thanë se Prifti ka dorëzuar një video 40 sekondëshe ku shfaqet drejtori ekzekutiv I DIA-s Elvis Mata, në të cilën akuzon se Agron Çela ? deputet i LSI- ka përfituar drejtpërdrejtë nga fondet e DIA-s.

Pas më tepër se dy orë qëndrimi në prokurori, Dritan Prifti tha ne nje deklarate te shkurter per mediat se kishte dorëzuar në prokurori prova dhe fakte implikuese për kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Gjatë dëshmisë së tij Prifti ka përsëritur faktin se Ilir Meta ka udhëtuar në Çeki për çështjen e CEZ dhe se ai ka qenë një nga personat që ka përfituar nga kjo aferë. Në këtë mënyrë Prifti ka përsëritur atë që ai ka thënë edhe publikisht në lidhje me aferën CEZ.