Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ishte në Elbasan në një takim me strukturat atje për koordinimin e grupit të punës të ngritur nga kryeministri për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Serbi në ?Elbasan Arena?. Në përfundim të takimit gazetarët e kanë pyetur në lidhje me aktualitetin politik, e veçanërisht me zërat se ka një ftohje të aleancës qeverisëse.
?Koalicioni dhe mazhoranca janë mjaft solide, kanë prioritete tepër të qarta, ndër të cilat më lejoni të theksoj reformën në drejtësi që është element kyç jo vetëm për rrugën e Shqipërisë në kuadër të integrimit europian por mbi të gjitha për ta bërë Shqipërinë dhe shoqërinë më të drejtë nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, për të luftuar pandëshkueshmërinë qoftë kjo brenda gjyqësorit, qoftë nga qytetarët. Reforma në drejtësi është prioritet maksimal i qeverisë dhe i mazhorancës. Të gjitha fabulat që zakonisht ngrihen në këto raste, janë të pavërteta. Koalicioni është shumë funksional dhe i gjithi i fokusuar në prioritetet maksimale që ka shqipëria në raport me rrugën e integrimit europian, qytetarët shqiptarë mbi të gjitha dhe bashkëpunimin me partnerët. Për këto përrallat e tjera, jo koalicion me PD-në, e sigurtë është që vendit i duhet një opozitë e shëndoshë siç është edhe më e sigurtë që opozita ka shumë rrugë përpara dhe vitet që ka përpara do i mjaftojnë besoj për t?u kthyer në opozitën e shëndoshë që ka nevojë vendi dhe qytetarët dhe ma do mendja që edhe Lulzim Basha është përgatitur dhe është në gjendje që në harkun kohor të viteve që ka përpara të kthehet në opozitë të shëndoshë?, - tha ministri Tahiri.
Para vizitës në Elbasan, mëngjesin e kësaj të mërkure ministri pati një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta. Tahiri qëndroi përreth 20 minuta në zyrën e Metës në kryesi, por nuk ka pasur asnjë prononcim për mediat në përfundim. I pyetur nga gazetarët në Elbasan, Tahiri tha se ishte një takim rutinë që ministri bën shpesh me kreun e Kuvendit ku në thelb kanë prioritetet e mazhorancës.
?Unë nuk e di përse përbën lajm takimi me kryetarin e Kuvendit ku për shkak të detyrës dhe jo vetëm takohem shpesh. Detyra e kërkon të takohemi shpesh, prioritet e qeverisë dhe të mazhorancës janë themelore për ne në raport me publikun, në këtë kuadër është gjithmonë nevoja për tu takuar për të koordinuar punën?, u shpreh ministri.