¡Sorpréndeme!

Përmbytjet, Drejtoria e Komunales Vlorë aksion për pastrim të kanaleve

2015-09-28 1 Dailymotion

Premtimet për parandalimin e përmbytjeve në rrugët e qytetit bregdetar të Vlorës dhe rrethinave për vite me radhë kanë mbetur vetëm në letër.

Reshjet intensive të ditëve të fundit u pasuan më vërshim të ujit në rrugët e qytetit apo edhe fushat e fshatrave.

Duke marrë shkas nga kjo situate, drejtoria e komunales në qytetin e Vlorës ka ndërmarrë një aksion për pastrimin e kanaleve kulluese dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujërave te zeza.

Ky aksion vjen në kuadër të masave për parandalimin e përmbytjeve në qytetin bregdetar, i cili dimrin e kaluar u përball më dëme të konsiderueshme nga vërshimet ujit.

Drejtoria e komunales gjithashtu u bën apel banorëve të zonës të mos bëjnë ndërhyrje në rrjetin e kanalizimeve dhe mos ta dëmtojnë atë.