¡Sorpréndeme!

I refuzuan vizën,i moshuari padit ministrinë se e spiunoi te SHBA

2015-09-11 0 Dailymotion

TIRANE- Refuzimi i vizës nga ambasada amerikane për shkak të një dokumenti informativ të lëshuar nga Ministria e Drejtësisë, se R.Kaloshi rezulton disa herë i dënuar, ka sjellë në dyert e gjykatës një padi civile, ku njeriu që humbi të drejtën për të udhëtuar në SHBA, kërkon si dëmshpërblim nga ministria dhe Drejtoria e Burgjeve një shumë financiare prej 15 milionë lekë të vjetra.

I moshuari pretendon se dënimet e tij janë dhënë gjatë periudhës komuniste dhe se tashmë ai cilësohet i rehabilituar e sipas tij s?mund të merret parasysh nga gjendja e penalitetit. Mirëpo pavarësisht kësaj, zyra konsullore e ambasadës amerikane në Tiranë, nuk i ka dhënë të drejtën e vizitës në SHBA, vend në të cilin paditësi Kaloshi pretendon se jeton vajza e tij e vetme.