BERAT - ?E vrava sepse më preu ujin dhe më ngacmonte gruan?por jam penduar?. Kjo është dëshmia që ka dhënë në sallën e gjyqit 34-vjeçari Fatmir Bregu i akuzuar për vrasjen e 28-vjeçarit Namik Gjika pak ditë më parë.
Trupa gjyqësore e udhëhequr nga gjykatësi Kostika Cobanaqi vendosi masën e sigurisë të arrestit me burg për Bregun.
34-vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit, por ka shprehur pendesë duke sqaruar edhe motivet që e shtynë të marrë armën automatike dhe të qëllojë ndaj bashkëfshatarit të tij. Këtë herë në gjykatë ai në dëshminë e tij shtoi se 28 vjecari Fatmir Bregu i ka ngacmuar edhe të shoqen dhe ky ishte motive kryesor i ekzekutimit. Më herët në polici ai ka deklaruar se vrasjen e kreu pasi Fatmir Bregu i kishte marrë vijën e ujit që i shërbente për vaditjen e tokave.
Ndërkohë avokati i Fatmir Bregu Arenc Berati ka pohuar përpara gjykatës se klienti i tij vuan nga probleme mendore dhe ka kërkuar që ai të shtrohet në spitalin psikiatrik. Kërkesa u hodh poshtë nga gjyqtarja Kostika Cobanaqi, e cila ra dakord me kërkesën e prokurorisë për lënien në burg të Fatmir Bregut.
Ngjarja ndodhi më 31 gusht në fshatin Lybesh pas një konflikti të lindur mes tyre për vijën e ujit.
Sipas deklaratës së Fatmir Bregut, në nerva e sipër ai ka marrë armën kallashnikov në shtëpi dhe ka qëlluar ndaj Namik Gjikës ne lokalin e fshatit duke e lënë të vdekur. Bregu pas kësaj u largua bashkë me armën e zjarrit, por forcat e policisë dhe ato Renea u vunë në ndjekje të tij.
Policia e lokalizoi 34-vjecarin në pyjet e fshatit Peshtan dhe kërkoi dorëzimin e tij. Fillimisht, Fatmir Bregu, kundërshtoi ashpër dorëzimin dukë kërcënuar se do vetëvritej, ndërsa qëlloi në ajër deri sa I mbaruan plumbat. Pas kësaj ai rinisi negociatat me policinë dhe pas tete orësh bisedime dhe në pamundësi për tu arratisur vendosi të dorëzohej.