Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
LRI mbylli kampingun veror në Jalë. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin deputetët Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo edhe Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. Sipas Panaritit, të rinjtë japin garancinë që të gjitha objektivat të realizohen.
"Mendoj që me ju së bashku ne kemi garancinë, që të gjitha ato objektiva ambicioze që kemi vënë përpara do t'i realizojmë, sepse me këtë rini plot energji, me këtë rini të kultivuar, të edukuar nuk ka gjë që nuk arrihet.
Unë dëshiroj dhe besoj që vitin që vjen do të jemi më shumë, sepse ne çdo vit rritemi. Ju e shikoni që ky kamping ka tendencën të rritet, të shumëfishohet me pjesëmarrje të re, me energji të reja, por ajo që është kryesore, është që nëpërmjet këtij kampingu, ne rrezatojmë një frymë të cilën nuk ka mundur ta realizojë asnjë forcë politike, frymën e solidaritetit. Kampingje të tilla i organizon vetëm LRI-ja, kampingje të tilla i organizon vetëm LSI-ja", - shtoi z. Edmond Panariti.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/sekreti-i-suksesit-te-lsi-tavo-meta-frymezimi-yne-lri-shpirti/