Një ditë pasi ligji u miratua vetëm me votat e maxhorancës kryetari i PD artikuloi akuza të forta ndaj dy drejtuesve në bashkëqeverisje Rama-Meta, për kthimin e arsimit të lartë në një marionetë në shërbim të tyre.
Një ligj, -tha ai, - që u votua nga persona me diploma false.
?Me vendimin e djeshëm është hapur një betejë e madhe me njërën anë qeverinë dhe pakicën klienteliste korruptive, interesat e të cilës u shpërblyen dje, dhe nga ana tjetër të gjithë shqiptarët, që nga fëmijët e deri tek prindërit e gjyshërit. Me këtë vendim, Rama-Meta kërkojnë të përdorin si marioneta pedagogët, në shtesa të pushtetit në vend të zërit të pavarur dhe të përvojës akademike shkencore që janë dhe duhet të jenë?, deklaroi Basha.
Basha foli për një strategji të qartë të opozitës kundër projketit që shkatërron sipzs tij të ardhmen e fëmijëve.
?Ne do të marrim një aksion të gjerë informimi dhe ndërgjegjësimi të çdokujt, sesi hidhen në kosh të plehrave përpjekjet e mijëra gjimnazistëve? Si goditen të zotët, të aftët? Si stimulohen të paaftët? Çfarë do të thotë kjo për studentët? Një fushatë ndërgjegjësuese që nis sot e do të vazhdojë. Së dyti Partia Demokratike do të ndërmarrë një aksion masiv institucional, që nga Presidenti e deri tek Gjykata Kushtetuese, ku opozita do të jetë në krah të studentëve dhe pedagogëve që kanë të drejtë?, tha Basha.