¡Sorpréndeme!

KQZ çertifikon rezultatin e zgjedhjeve, Luzi: Saga e Kurbinit duhet të marrë fund-Ora News

2015-08-22 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka çertifikuar rezultatin zgjedhor në bashkinë e Kurbinit, duke hedhur poshtë kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen e tyre të pavlefshme.
Edhe për rastin e Kurbinit, sikundër një ditë më parë për Vorën, ishte vota e kryetares së këtij institucioni që vulosi rrëzimin e kërkesës së PD.
Për kryetaren Lefterie Luzi, saga e Kurbinit duhet të marrë fund, pasi sipas nuk ka elementë që i bën të pavlefshme këto zgjedhje.
Ky vendim i KQZ-së lë në fuqi atë të marrë më herët nga KZAZ-ja e Kurbinit, që shpalli fitues kandidatin e mazhorancës, Artur Bardhi.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kqz-shqyrton-sot-kerkesen-e-pd-per-pavlefshmerine-e-zgjedhjeve-ne-kurbin/